Vendimi që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, nuk ka qenë një vendim unanim i 5 gjzqtarëve të trupit gjykues. Tashmë është bërë publik një fragment nga ky vendim i shumëdebatuar, ku mësohet se ka patur vendim kundër dhe pjesërisht kundër. Një nga këta gjyqtarë që nuk kanë qenë dakort me vendimin, është edhe kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha por edhe gjzqtarja tjetër po e të njëjtës gjykatë, Lindita Hoxha.
Siç dihet, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.
Seanca gjyqësore në Apel filloi në orën mengjes, ndërsa vendimi përfundimtar i pesëshes së gjyqtarëve është dhënë në orët e pasdites, duke mbyllur kështu një nga proceset më të gjata gjyqësore dhe të shoqëruar me bujë.
Kështu, gjykimi i shkurtuar i ka dhënë të drejtën Dajtit të përfitojë nga ulja e dënimit me 1/3-ën. Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve, ndërsa vendimi u dha pas disa seancash shtyrje për mosformim të trupit gjykues.
Sipas burimeve mësohet se dy gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë votuar pjeserisht kunder vendimin qe e shpeton Dritan Dajtin nga burgu perjete.
Pjesa tjetër e trupit gjykues, pra 3 gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm dhe të dënohet me 25 vite.