Partia Komuniste Shqiptare që drejtohej nga Enveri, i dhuroi Këshillit të Ministrave që drejtohej nga Enveri, një shumë prej 2 milionë frangash shqiptare, për t’i përdorur “për nevojat e rindërtimit të vendit”.
Akti qesharak u konsumua me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 10.6.1946, teksa Këshilli i Ministrave që drejtohej nga Enveri, pranoi dhuratën e PKSH-së që drejtuar nga Enveri. Me këtë rast, Këshilli i Ministrave i drejtuar nga Enveri, falënderoi PKSH-në që drejtohej nga Enveri.
Kjo komedi u konsumua pikërisht në kohën kur komunistët shkatërruan shtetin shqiptar në funksion të ndërtimit të një shteti eksperimental jugosllav e kinez. Vetëm vitin e parë të pushtetit të tyre, ata kishin katërfishuar administratën dhe 80% të buxhetit të shtetit e harxhonin vetëm për paga. Partia Komuniste, ishte udhëheqësja e vjedhjeve dhe grabitjeve që filluan t’i bëheshin qytetarit shqiptar, pasi një bandë kriminale përgjegjëse për krime lufte u vendos në pushtet. /Nga Kastriot DERVISHI/