Disa kohë më parë, në rrjetet sociale u publikuan video por edhe informacione lidhur me mbetjet spitalore, të cilat në Shkodër, përfundojnë në koshat e plehrave, pa u përpunuar sipas procedurës. Ndërkohë, lidhur me këtë shqetesim. ka reaguar menjëherë Inspektoriati Shtetëror Shendetësor, i cili ka ngritur një grup për verifikimin e shqetësimeve. Ai përbëhet nga Florian Kapllaj dhe Vladimir Sterkaj ndërsa përfaqësues i autorizuar i Spitalit Rajonal Shkodër ishte Lush Marku.
Në dokumentin e siguruar nga ShkodraWeb, i përpiluar pasi kanë përfunduar të gjitha kontroll- verifikimet, me titull “vendimi përfundimtar i inspektimit”, lexohet si më poshtë vijon:
Në bazë të procesverbalit të inspektimit dhe kontestimeve të subjektit të inspektimit rezultuan këto shkelje të kërkesave ligjore: Nuk ka shkelje te kerkesave ligjore, Ne baze te publikimit ne rrjetet sociale per hedhjen e mbetjeve spitalore ne menyre te pakontrolluar ne koshat publik ne afersi te spitalit rajonal Shkoder u ngrit trupa inspektuese nga ISHSH Shkoder per verifikimin, inspektimin dhe evidentimin e rastit ne fjale ne perafersi te perimetrit te spitaleve.
Ne baze te inspektimit te spitalit rajonal Shkoder trupa inspektuese nuk konstatoi shkelje te kerkesave ligjore per menxhimin e integruar te mbetjeve spitalore. Subjekti ka dokumentacionin e kerkuar kontraten me mbetjet spitalore me nje kompani telicensuar si dhe ka autoclave, e cila kryen sterilizimin dhe asgjesimin e mbetjeve spitalore ne baze te rregulloreve dhe udhezuesve perkates te ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve te rrezikshme spitalore.
Për shkak të shkeljeve të konstatuara të kërkesave ligjore të subjektit të inspektimit, në mbështetje të ligjit Nuk ka, ato klasifikohen si kundërvajtje administrative dhe parashikohen dënimet administrative si më poshtë:
1. Dënim administrativ kryesor:
Nuk ka
2. Dënimadministrativ plotësues:
Nuk ka
Korrigjimi i shkeljeve të konstatuara dhe eleminimii pasojave të tyre në një afat kohor të arsyeshëm. Detyra për t’u realizuar me afate kohore respektive:
Nuk ka
E thënë qartë dhe shkurt, nuk ka asnjë problematikë reale apo shqetësim lidhur me ato çfarë janë shfaqur në rrjetet sociale si video, foto apo edhe informacione të ndryshme.