Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar së fundmi Raportin Vjetor për Funksionimin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik për vitin 2020, i cili paraqet vlerësimin e performancës së njësive të qeverisjes së përgjithshme në lidhje me zbatimin e sistemit të kontrollit të brenshëm duke realizuar rankimin e këtyre njësive bazuar në 18 (tetëmbëdhjetë) tregues performance gjithëpërfshirës mbi planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit si dhe zbatimin e kërkesave ligjore të kontrollit të brendshëm.
Në Raport një vend i vecantë i kushtohet vlerësimit të kontributit të projektit Financat-Lokale, SECO në përmirësimin e kapaciteteve të bashkive në drejtim të përmirësimit të rregulloreve të brëndshme, menaxhimin e risqeve si dhe kryerjes së procesit të vetëvlerësimit të sistemit të kontrollit të brendshëm (Kapitulli II, seksioni 2.2).
Tre nga 18 bashkitë partnere të projektit, Shkodra, Korca dhe Tirana, kryesojnë rankimin e kryer nga Ministria e Financave për performancën e njësive të vetëqeverisjes vendore. 10 bashki në total kanë një permiresim të dukshem të performances nga njeri vit në tjetrin. /Publikuar nga Ministria e Financave në faqen zyrtare në Facebook/