Pasi vendimi i gjykatës ishte i formës së prerë, më 17.8.1949 kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake nënkolonel Biblil Klosi, njofton Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, se asnjë prej të dënuarve nuk lidhej me aksionin e vrasjes së Bardhok Bibës, por në gjykimin e tij ishin “strehues, ndihmësa e bashkëpunëtorë direkt ose indirekt me bandën e kriminelëve të arratisur që ndodhen në arrati në krahinën e Mirditës”.
Pra asnjë i akuzuar drejtpërdrejt. Menjëherë, brenda ditës Ministria e Mbrojtjes Kombëtare me nënshkrimin e zëvendësministrit, gjeneral-major Hysni Kapo kthen përgjigje se ishte dakord me opinionin e Bilbil Klosit.
Kësisoj në kohë rekord, Presidiumi i Kuvendit Popullor, zhvilloi mbledhjen e nr.270 të datës 17.8.1949, në orën 12.00.
Në mbledhje u kopjuan fjalët e Bilbil Klosit dhe lutjet nuk u morën parasysh. Të nesërmen u kryen ekzekutimet. /Nga Kastriot DERVISHI, 55news.al/