Një tjetër skandal i përmasave shqetësuese ka plasur në dorën e kryeministrit dhe qeverisë së socialistëve. Rezulton se një ndër kanionet më të bukura të vendit është dhënë me tender nga qeveria në adresë të një kompanie që planifikon të bëjë aty një HEC. Leja e ndërtimit është dhënë nga ish Ministri Damian Gjiknuri si dhe është firmosur nga vetë dora e kryeministrit Rama.
Fjala është për Kanionin e Holtës në Gramsh. Lajmi është denoncuar nga ana e opozitës, e cila ka vënë përpara dokumentat e firmosur për ndërtimin e HEC-it. Deputeti Luçiano Boçi shkruan në rrjetin social se një ndër bukuritë e rralla të natyrës shqiptare do të betonizohet nga qeveria, prej një firme të themeluar në 2016 me kapital fillestar vetëm 100 mijë lekë të reja.