Ky trakt i rrallë i hedhur në Durrës në shtator të viti 1946, dëshmon se sa të qartë ishin një grusht njerëz në fillesat e regjimti komunist për terrorin dhe masakrat e përgjakura, me të cilat do të procedonte regjimi i Hoxhës nga fillesat e diktaturës deri në grahmat e fundit të saj. Trakti është dërguar në Komitetin Qendror nga Adil Çarçani, i cili njofton se në Durrës ishin shpërndarë në atë kohë shpesh trakte të tilla dhe se duheshin gjetur autorët e tyre për “tu mbyllur” gojën njëherë e mirë”.
Në traktin me titull “Terror i pa shembullt” ndër të tjera të thuhet: Populli i jonë u gënjye por do të dijë edhe të çlirohet vetë nga këta hajdutën komunist. Nuk ësht terun akoma gjaku i derdhun nëpër rrugët e Shkodrës disa dit nga nacionalistat Shqiptarë, të cillët dhanë jetën e vet për të çl.irue popullin nga zgjedha e poshtër komuniste. Duhet ta dijë populli Shqipëtarë se bijët e tijë ma të zgjedhun, sot janë mobilizue për të luftuar rregjimin grabitçarë të Enverit, dhe nuk është larg dita në të cillën udhëheqsit e partisë do të japin llogari për vuajtjet që po i shkaktojnë sot popullit”. Por Historia dëshmoi se ky paralajmërim për represionin e regjimti komunist nuk u dëgjua sa duhet dhe se levat e pushtetit të Enver Hoxhës arritën t’i mbyllin nji nga nji gujët e kundërshtarëve dhe të me dhunë ta mbajnë pushtetin për 45 vite.
Më poshtë e sjellim të plotë traktin e hedhur në Durrës në shtator të 1946-ës.
Terror i pa shembullt
Në këto kohët e fundit ësht shtuar pa masë terrori komunist. Vuajtjet e popullit, janë të mdhaja. Populli Shqiptarë që derdhi gjakun për të fituar lirinë dhe nji jetë ma të lumtun, sot asht i shtypur nga klika komuniste Enver Hoxhës me shokë. Populli i jonë u gënjye por do të dijë edhe të çlirohet vetë nga këta hajdutën komunist. Nuk ësht terun akoma gjaku i derdhun nëpër rrugët e Shkodrës disa dit nga nacionalistat Shqiptarë, të cillët dhanë jetën e vet për të çl.irue popullin nga zgjedha e poshtër komuniste.
Duhet ta dijë populli Shqipëtarë se bijët e tijë ma të zgjedhun, sot janë mobilizue për të luftuar rregjimin grabitçarë të Enverit, dhe nuk është larg dita në të cillën udhëheqsit e partisë do të japin llogari për vuajtjet që po i shkaktojnë sot popullit.
Në rrëzimin e klikës trathëtare që ësht tuej na pi gjakun, duhet të marri pjesë i gjith populli i ndershëm Shqiptarë.
Poshtë Enver Hoxha
Poshtë Jakob Stalin
Poshtë partija terroriste komuniste
Poshtë TITO
I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorve të S H K O D R Ë S
Rroftë O N R A S H /BURIMI: AQSH, F. 14, V.1946, d.50, Kujto.al/