PD Rithemelimi në Malësi të Madhe, rihap sërish garën për kryetarin e degës. Ka qenë kryesia qendrore e kësaj force politike që ka shpallur zgjedhjet në 19 nga 61 degët e saj në mbarë vendin.
Siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga ShkodraWeb, afati i fundit për përmbylljen e zgjedhjeve në 19 degët e PD Rithemelimi, është data 31 mars 2024, kur duhet të mësohen edhe emrat e kryetarëve të rinj.
Ndërkohë, në zbatim të këtij vendimi, ka ardhur edhe vendimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale- KOKOE, i cili ka përcaktuar edhe hapat konkret që duhen respektuar deri në përfundimin e procesit.
Dega Malësi e Madhe, nuk ka mundur të përfundojë procesin e riorganizimit të saj, ku janë përcaktuar data konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve me “një antar, një votë” por proceset kanë dështuar apo nuk janë njohur nga KOKOE.