Edhe studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë ngritur sot në protestë kundër tarifave të shkollimit. Ndërkohë nga Këshilli Studentor i Universitetit kanë nisur dorëheqjet. Melisa Braci, studente e Juridikut ka dorëzuar dorëheqjen e saj si anëtare e Këshillit Studentor.
Në letrën e saj të dorëheqjes ajo shkruan se “shkelja e integritetit tim profesional, pabarazia në mjete paszgjedhore, debatet aspak konstruktive me anëtarët e tjerë dhe dëshira për të mos e kthyer këtë institucion në një “kalë Troje” të aspiratave personale, përbëjnë sot motivet e kërkesës sime”.