Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar partive politike të nisin konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vitin 2021. Me nje shkrese nisur krereve te grupeve parlamentare te partive dhe sekretarëve të përgjithshëm, Presidenti Meta u ka kërkuar palëve politike të takohen këtë të premte në presidencë për të vendosur një datë zgjedhjesh.
Sic mund te shihni ne kete shkrese derguar kreut te grupit parlamentar te PS-se, theksohet:
“Presidenti i Republikes, fton ne takim diten e premte, ora 11:00 prane institucionit te Presidentit te Republikesm kryetarin e PS, Edi Rama, apo persona te tjere te autorizuar prej tij”. E njëjta ftesë i ka shkuar edhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, me të njëjtën përmbajtje që mund ta shihni më poshtë.