Teksa politika, media dhe politika janë përfshirë nga debati për grabitjen spektakolare brenda pistës së aeroportit të Rinasit, detaje të tjera dalin në sipërfaqe. Pak orë pasi ministri i brendshëm Sandë Lleshi doli në media duke akuzuar koncesionarin kinez për grabitjen në Rinas, ka dalë në dritë një dokument interesant. Sipas tij, ministri aktual i brendshëm, deri pak kohë para se të merrte postin që mban, ka qenë kryetar bordi në Aviacionin Civil qe duhet te mbikqyrte sigurine e aeroportin. Dhe bashkë me të, anëtar i të njëjtit bord ka qenë edhe një tjetër njeri i afërt i kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë. Lleshi e ka mbajtur këtë detyrë deri me 19 dhjetor 2018 për tu zëvendësuar nga Artan Shkreli, zëvendësministër.
Këshilli i Ministrave, me firmen e Rames (faksimilia) e kishte emëruar Sandër Lleshin, kryetar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil ne 2015. Ky institucion përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarët e këshillit drejtues të këtij autoriteti.