Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptarë ka bërë publik një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. E drejtuar nga avokati i njohur shkodran Ndue Pjetra, kjo shoqatë ka marrë shkas për këtë kallëzim penal nga fakte të bëra publike herë pas here por sidomos javët e fundit, për punësime fiktive të gazetarëve në institucione të ndryshme shtetërore.
Në kallëzimin e bërë publik, Pjetra citon emra konkret, duke nisur me regjisorin e njohur Leka Bungo, i cili ka marrë 26 mijë USD fond krijues nga Bashkia Tiranë. Pasi ka marrë këtë fond, nga kundërshtat i rreptë i shembjes së Teatrit Kombëtar, ai ka heshtur thuhet në kallëzim.
Po ashtu, përmndet emrin i gazetarit e publicistit Bledar Mane, i cili rezulton inspektor pyjesh në Ispektoriatin Shtetëror në Kukës dhe më herët edhe i punësuar në Bashkinë e Permetit, edhe pse nuk ka rezidencë aty.
Kallëzimi sjell në vëmendje edhe fakte të tjera. Kështu, djemtë e botuesve dhe publicistëve Mero Baze dhe Skender Minxhozi, rezultojnë të punësuar në Bashkinë e Tiranës. Analisti Lorenc Vangjeli, përveç punësimit apo vetëpunësimit në media, merr rrogë edhe si specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së drejtuar nga Artan Lame.
Kallëzuesi në emër të SHAASH- së, Ndue Pjetra, risjell në vëmendje edhe rastet e Ermira Kazhanit me rrogë 83.000 lekë në UKT si këshilltare ekonomike dhe Bieta Sulo me 55.000 lekë si specialiste. Në kallëzimin e bërë, citohet edhe Ajola Xoxe, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, e cila është këshilltare pranë OST- së.
Për të gjithë këta por edhe të tjerë persona, SHAASH, kërkon hetim dhe vënie para përgjegjësisë për “Shperdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, ndërsa siç thuhet në kallëzim, janë depozituar edhe provat përkatëse. Pritet se si do të reagojë organi i akuzës pas këtij kallëzimi. /ShkodraWeb Media/