Në një akt të padëgjuar deri më sot, pak orë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ka nisur revanshi kundër Shkodrës e Bashkisë së saj. Sipas një shkrese të shpërndarë për mediat, Bashkia Shkodër bën me dije se: “Sot Ministria e Financave dhe Ekonomise, Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit permes Deges se Thesarit ne Shkoder ka penguar funksionimin e Bashkise Shkoder, permes bllokimit te procedurave te likuidimit me fondet e veta per sherbime dhe investime.
Per nje zhbllokim te shpejte te kesaj situate te paprecedent per qeverisjen vendore ne Shqiperi, I kemi derguar shkresen bashkengjitur, shkrese e cila neser do te mberrije edhe permes sherbimit postar.”. Më poshtë, shkresa e Bashkisë Shkodë, dërguar ministres së financave dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë.