Po si mund të gënjesh kaq trashë moj zonja ministre e shëndetësisë? Pas denoncimit të djeshëm nga PD, por edhe qytetarë të veprimit antiligjor të Urdhërit të Stomatologut me caktimin të tavanit të cmimeve për shërbimet dentare, spikat hipokrizia e ministres Ogerta Manastirliu, që po vrapon ta “dënojë” këtë akt që ndodhi 6 dhjetorin e kaluar, duke e cuar në gjykatë.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, e të cilëve ministrja e shëndetësisë po u hedh hi syve pacipësisht, në dokumentin e mëposhtëm, duket reultati I votimit të vendimit të 6 dhjetorit: 22 vota pro e dy abstenime. Cfarë ministrja Manastirliu nuk thotë, është se 2 prej atyre votave pro janë të ministrisë së shëndetësisë, e cila sipas ligjit është pjesë e Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Stomatologut. Përfaqësuesi I Fondit të Kujdesit Shëndetësor, që ka kryetar të këshillit administrativ vetë Ogerta Manastirliun, ka votuar PRO kësaj liste cmimesh, ndërsa juristi i ministrisë së shëndetësisë (që me gjasë njeh mirë ligjin), ka abstenuar, dmth nuk ka kundershtuar.
Pra Ogerta Manastirliu, jo vetëm që nuk e mësoi dje për herë të parë atë vendim, por ishte pjesë e atij vendimi antiligjor të 6 dhjetorit, që sot thotë se po con në gjykatë. Para gjykatës duhet të dalë e para ministrja, pjesë e atij vendimi.
Mashtrimi kaq i hapur i opinionit publik, nuk skuq e as zverdh ministren në provë të Edi Ramës, ndërsa qytetarët përballen me babëzinë pa fre të cdo vendimi, edhe kur ky u prek direkt shëndetin e tyre. #Proteste#TeLargojmeEdiRamen /Reagim i deputetit të PD-së Shkodër, Bardh SPAHIA/