Cilido që mendon se institucionet nuk kanë përgjegjësi në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Ligji nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar pasqyron qartësisht në nenin 7 të tij, kompetencën e Këshillit të Ministrave për të marrë masa mbrojtëse për konsumatorët, nëpërmjet përcaktimit të çmimeve tavan.
Rezerva e sigurisë: “3. Sasia e rezervës se sigurisë, që detyrohet të mbaje çdo rafineri nafte dhe çdo shoqëri tregtimi me shumicë, përcaktohet sipas kritereve të mësipërme, me urdhër të ministrit. Struktura pergjegjese per veprimtarine e hidrokarbureve përgjigjet për kontrollin e sasive të rezervës se sigurisë në të gjitha subjektet.”
Rritja e cmimeve mund të jetë “e justifikuar nga faktorë të jashtëm”, por përgjegjësitë e çdo institucioni për të mbrojtur konsumatorët nuk mund të justifikohen. /Publikuar në Facebook nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”/