Ngjason pak a shumë me “ngriva- shkriva” që e kemi parë kohët e fundit në BBVip. Për herë të tretë në pak javë, drejtori rajonal i AKU Shkodër Gjergj Sokoli është shkarkuar nga detyra.
Hera e parë përkon me “dorëheqjen” e kryetares së Këshillit të Qarkut Shkodër Marina Duhani rreth 2 muaj më parë, kur u njoftua për disa “dorëheqje” të tjera, mes të cilave edhe ajo e Sokolit.
Megjithatë, ai vijoi detyrën deri ditën e mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak Shkodër, ku Gjergj Sokoli ësht anëtar si përfaqësues i PSD- së. Pikërisht atë ditë, fillimisht erdhi një urdhër shkarkimi ndërsa disa orë më pas, një urdhër revokimi i shkarkimit, me të njëjtin numër, thjesht me një ndryshim fraksioni.
Ditën e sotme, ka ardhur edhe urdhri i tretë i shkarkimit, sigurisht pas “dorëheqjes” së Gjergj Sokolit me 19 mars 2024. Siç mund ata lexoni edhe më poshtë, mban datën e djeshme dhe ka efekt nga data 27 mars 2024. “E treta e vërteta” siç thotë populli apo duhet pritur ndonjë urdhër tjetër emërimi…?!