Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit, Almiro Gurakuqi për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë. Ai u përjashtua nga ankandi pasi Autoriteti shitës dhe Bashkia Shkodër e përjashtuan nga gara për shkak se kishte parregullësi në dokumentat e tij.
Gurakuqi vendosi ta dërgonte këtë çështje te komisioni i Konkurrencës dhe ky komision i ka dhënë të drejtë biznesmenit për të marrë pjesë në ankandin e blerjes së Vllaznisë.
Pak ditë më parë, Bashkia Shkodër anulloi shitjen e klubit, ndërsa në ankand veç sponsorit Xhaferi do të jetë edhe Almiro Gurakuqi pasi plotëson kushtet e nevojshme për të marrë pjesë. Shkodra Sport ka siguar edhe dokumentin që Komisioni i Konkurrencës i ka dhënë të drejtë biznesmenit Gurakuqi.
Ky komision kanë kërkuar nga Bashkia Shkodër dhe Autoriteti shitës që të sigurojnë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për kandidatët.