Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka reaguar lidhur me problemet financiare tek Vllaznia e futbollit, pas kerkesës zyrtare të kryebashkiakes Ademi për ti dhënë zgjidhje situatës së krijuar, Në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak Shkodër në Facebook, janë publikuar vetëm disa fjalë të shoqëruara me faksimilen e një shkrese që mban firmën e këshilltares së PS-së Jona Leqejza,
“?Me datë 13 Maj 2020 me një shkresë me Nr. 6640 prot, Komisioni i Kontrollit Financiar pranë Këshillit Bashkiak Shkodër i është drejtuar administratorit të K.F. Vllaznia Sh.a. në lidhje me rekomandimet për modifikime të
?Pasqyrave financiare dhe
?Buxhetit të vitit 2020″, thuhet në shënimin e Këshillit Bashkiak Shkodër, ndërsa më poshtë mund të lexoni edhe shkresen.
Pa qenë ekspertë të fushës, natyrshëm lindin disa pyetje: Meqenëse pasqyrat financiare dhe buxheti miratohen nga Këshilli Bashkiak, a nuk mund t’i bëjë vetë ai në mbledhjen e tij këto ndryshime, nëse janë të nevojshme dhe nëse Klubi nuk i bën?! A është normale të mbahet e bllokuar situata e Klubit kuqeblu për kaq gjë?! Aq më tepër, kur flitet për punëtorë, trajnerë, administratë e futbollistë që kanë muaj pa u paguar. /ShkodraWeb Media/