Ish-Kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Kr.imeve të Komunizmit Agron Tufa ka publikuar dokumente, sipas të cilave deputeti aktual i Partisë Socialiste Spartak Braho ka dënuar në periudhën e diktaturës një gjashtëmbëdhjetë vjeçar, i quajtur Gjergj Hani.
Sipas dokumentit të publikuar nga Tufa, minoreni është dënuar për “tradhti ndaj atdheut”. Në dokument thuhet se Gjergj Hani, i vitlindjes 1969, më 27 maj 1985, është nisur me tren në drejtim të Pogradecit me qëllim për t’u arratisur në Jugosllavi. Ai është përpjekur të kalojë me not nëpërmjet liqenit të Pogradecit, por është diktuar nga policia kufitare.
Tufa shprehet se dokumentet në fjalë tregojnë qartë se Spartak Braho nuk është gjë tjetër, përpos se një xhelat e kr.iminel i diktaturës, që ka dhënë dënime me vd.ekje.
Postimi i Agron Tufës:
Epo kur të merr nëpër gojë një kr.iminel e xhelat i diktaturës më genocidiale në botë, si Spartak Braho; kur të merr nëpër gojë, të shpif e të kërcënon, të jep dhe këshilla si të shkruash, ai që të vetmen bukuri njeh shaptilografimin e formulit të vendimeve të tij me vd.ekje; kur përdor ironinë e të bën moral ai që ka dhënë dënime politike me vd.ekje; kur të akuzon për korrupsion, ai që sekuestroi serverin e tatimeve sapo erdhi në pushtet; kur të bën moral ai që ka dënuar politikisht min.orenë, atëherë shkon idioma “Hapu dhé të futem!”
Sikur vetëm një sekondë ta imagjinoja veten “spartak”, në gjysmën e dytë të sekondës do ia kisha hequr rrufeshëm vetes në sheshin “Skënderbej”!
Njihuni me punët e ra të Spartakiadës: dosja e dënimit të min.orenit Gjergj Hani.
Ish- i dënuari Gjergj Hani (dhe tok me të dhe ne) e ka (kemi) xhelatin e tij (tonë) deputet në Komisionin e Ligjeve, që dmth, ai edhe sot “bën Ligjin”. Gjithë sa thamë është mirë të shoqërohet me këngën e Dervish Shaqes “O moj Shqypni o mos thuej se mbarova!”.