Super Liga e Europës ka fituar gjyqin me UEFA-n dhe FIFA-n në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. Kjo e fundit ka dhënë vendimin final sa i përket një nga çështjeve më të mëdha në historinë e futbollit, duke i dhënë të drejtë klubeve që donin të ndërmerrnin këtë aktivitet. Ajo thotë që vendimet e marra nga UEFA dhe FIFA për të dënuar këto klube janë ilegale, por nuk thotë asgjë për përjashtimin e këtyre klubeve nga aktivitetet e dy organizatave më të mëdha të futbollit.
“Rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA) dhe Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) që e bëjnë çdo projekt për një kompeticion të ri futbolli klubesh, siç është Superliga, i nënshtrohet autorizimit të tyre paraprak dhe që i ndalojnë klubet. dhe lojtarët që marrin pjesë në të, nën dënimin e sanksioneve, janë të paligjshëm.
Kjo pasi kompetencat e FIFA-s dhe UEFA-s nuk i nënshtrohen asnjë kriteri që garanton natyrën e tyre transparente, objektive, jodiskriminuese dhe proporcionale. Po kështu, rregullat që i japin FIFA-s dhe UEFA-s kontroll ekskluziv mbi shfrytëzimin komercial të të drejtave që rrjedhin nga këto gara mund të kufizojnë konkurrencën, duke marrë parasysh rëndësinë që kjo e fundit ka për median, konsumatorët dhe publikun”, shkruan në vendimin e saj Gjykata Europiane e Drejtësisë.