Ish- kreu i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi publikon disa telegrame në formën e propagandës për të mos lejuar rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.
Po ashtu telegrame kishte edhe për rivendosjen e shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë dhe qytete të tjera.
Më 7 shkurt 1991 u nënshkrua peticioni për heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti i Tiranës.
Më 18 shkurt 1991 filloi greva e urisë dhe pas dy ditësh u shemb shtatorja e diktatorit në qendër të kryeqytetit. Para datës 20 shkurt janë dërguar në Presidiumin e Kuvendit Popullor qindra telegrame në mbrojtje të figurës së diktatorit. Këto telegrame të frymëzuara nga Komitetet e PPSH-së në rrethe, janë pasqyrimi më i mirë i ndryshkut enverist që krijoi “njeriu i ri”.