Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka shkarkuar Majlinda Ketën si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Në vendimin e siguruar nga Panorama, thuhet se pedagogia ka kryer një sërë shkeljesh që lidhen me masat e marra për periudhën e pandemisë së koronavirusit.
SHKELJET E KONSTATUARA QE RENDITEN NE VENDIMIN E REKTORIT MYNYR KONI
Ndër të tjera në arsyet e renditura për shkarkimin nga detyra duhet se është “shkelur në mënyrë flagrante rregullorja për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, formosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar. Moszbatimi i shkresës së rektorit të UT për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të paligjshme me pasoja për Universitetin”.
Pas vendimit të Komisionit Zgjedhor të Universitetit të Tiranës, mësohet se Mynyr Koni, Rektori aktual i Universitetit të Tiranës ka vendosur të shkarkojë të gjithë pedagogët që përfshirë në procesin zgjedhor. Ditën e sotme është firmosur vendimi dhe janë shkarkuar nga detyra, edhe pedagogët Benard Dosti, Oriona Muçollari, Gledjan Caka, Ardian Doka, Eglantina Gishti dhe Eno Lushka.