Drejtuar: Autoriteti Mediave Shqiptare
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
Të nderuar,
Ju drejtohem me këtë letër, si autoritetet përgjegjëse për mbikqyrjen e portaleve në vend, mbi një problematikë, që bëhet çdo ditë e më shumë shqetësuese e që, me sa duket, jo vetëm që nuk merr vëmendjen e duhur, por vijon të thellohet dita ditës. I referohem të drejtës për privatësi të inidividit dhe publikimit të fotove të qytetarëve pa miratimin e tyre nëpër gjithëfarsoj portalesh nën justifikimin e publikimit se qytetarët, që dërgojnë foto, janë duke dénòncuar një problematikë, se i dërgojnë një mesazh dikujt që e panë në plazh, se fotoja ka dicka për të qeshur, apo të tilla shkrime e komente të këtij lloji.
Padyshim që, përkrahim dénòncimin e problematikave dhe ndihmën që portalet në vend japin shpesh për zgjidhjen e tyre, por nuk mund të mbyllim sytë përpara të drejtës legjitime të qytetarit, për të ruajtur privatësinë e për të mos u bërë imazhi kryesor i ditës nga portale, që nuk kujdesen të sfumojnë fytyrën e tij. Me ç’të drejtë portalet në vend, publikojnë foto vajzash në plazh (veçanërisht tani gjatë periudhës së verës), foto të familjarëve që drekojnë, foto të qytetarëve që marrin urbanin, apo të tilla të ngjashme?
Ka ndryshim të madh midis një personazhi “VIP”, që ka zgjedhur të jetë publik dhe që e di që në krye të herës se, mund të fotografohet e komentohet (edhe pse edhe kjo është sot një ndër debatet më të nxehta për të drejtën për privatësi të “VIP”), nga një qytetar i thjeshtë, që është në punë të tij dhe papritur bëhet personazhi i ditës e komentohet nga të gjithë, vetëm sepse dikush i shkrepi një foto me celular dhe, portali ku e nisi, as që e ka idenë se ka një legjislacion të posaçëm, që duhet të respektohet mbi privatësinë, apo cënimin e imazhit dhe integritetit.
Ligjërisht le të merren organet përgjegjëse e nuk po futemi më tej në këtë fushë, ndërkohë që më lejoni t’ju shpjegoj dëmin psikologjik, që ju shkaktohet këtyre qytetarëve, që papritur bëhen pre e bûllizmit koletiv të komenteve në rrjetet sociale.
Si mund të ndihet një vajzë që është në plazh në privatësinë e saj kur sheh veten në një foto të shkrepur nga dikush e ku komentohet që nga rrobat e banjës që ka veshur, deri në detaje të strukturës së trupit? Me ç’të drejtë del imazhi i një djali, që po bën pushime diku në jug të vendit dhe publikohet pa asnjë kokëçarje vendodhja e tij? Si mund të ndihet një grua, të cilës i publikohet një foto pranë të atit, por që në rrjetet sociale komentohen me turlilloj epitetesh si të jenë çift partnerësh?
Njerëzit, që komentojnë çdo ditë këto foto dhe portalet që i publikojnë, ndoshta për ca klikime më shumë, i harrojnë komentet e tyre vetëm një ditë më pas, ndërkohë që këta qytetarë, që janë bërë pa asnjë të drejtë objekt sulmi e komentesh në rrjetet sociale, e kanë të vështirë të harrojnë gjithçka të nesërmen. Sot, po grihet në mbarë botën shqetësimi i psikologëve mbi bûllizmin kibernetik ndaj inidividit, i cili ka çuar deri në fatalitete, sepse jo të gjithë kanë aftësi dhe mekanizma të njëjtë psikologjikë për të përballuar me sukses këto situata.
Bûllizimi nuk është fenomen vetëm i fëmijëve apo adoleshentëve, sikundër mund të perceptohet rëndom. Bûllizmi tek të rriturit është një problem shumë serioz. Këto forma bûllizmi të publikimit të imazheve të qytetarëve, pa asnjë miratim paraprak dhe shpesh në shkrepjen e fotove në fshehtësi, ndikojnë drejtëpërdrejtë shëndetin e tyre emocional dhe në disa raste, mund të bëhen shkak për përkeqësim të mirëqënies së tyre psikologjike.
“Bûllistët kibernetikë nuk kanë nevojë për akses fizik ndaj viktimës së tyre, për ti shkaktuar dëm të paimagjinueshëm” – citon Preston Ni M.S.B.A në një artikull të publikuar mbi mënyrat e bûllizmit të të rriturve mes tyre. Nëse qytetarët, që u shkrepin foto fshehtas të tjerëve, nuk e kuptojnë dëmin psikologjik, që u shkaktojnë dhe shkeljen e privatësisë, është detyrë e portaleve të kujdesen për mospublikimin e imazheve. Dhe nëse edhe portalet janë të pakujdesshëm, është detyrë e jona të kujdesemi për respektimin e të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e shëndetit mendor të çdo individi.
Është mirë që, secili nga ne, të fusë këmbët në këpucët e tjetrit, për të kuptuar se sa të dhëmb të jesh në një situatë të tillë, apo të marrësh me dhjetra komente e të kthehesh në tabelë qìtjé për ca klikime. Në emër të gjithë Komunitetit të Psikologëve të Shqipërisë, kërkojmë vëmendjen dhe sensibilizimin Tuaj, për marrjen e masave me qëllim shmangien e kësaj problematike dhe respektimin e privatësisë.
Jemi të gatshëm të ndërmarrim së bashku një fushatë sensibilizuese me bindjen se, ndërgjegjja dhe integriteti i çdo njërit prej nesh, qytetarë të këtij vendi, janë shumëfish më të forta se pakujdesia e disa portaleve, për të bërë lajm në shkelje të të drejtave themelore të individit.
Me konsideratë,
Dr.Valbona TRESKA
Presidente e Urdhrit të Psikologut