Kristian Preçetaj është përfaqësuesi i studentëve në Bordin e Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ai ka dalë fitues në një garë me 3 kandidatë të tjerë.
Preçetaj ka marrë 636 vota përballë rivales Fiona Arrinaj që ka marrë 412 vota dhe dy të tjerëve Taulant Hasaj me 109 vota dhe Valbona Shimaj me 24 vota.
Rezultatet janë zyrtare dhe janë shpallur me vendim nga Komisioni Institucional Zgjedhor i “Luigj Gurakuqit” që ka administruar edhe procesin zgjedhor të zhvilluar në Universitetin e Shkodrës.
Pas këtij votimi, dërgohen në Ministrinë e Arsimit emrat e tre kandidatëve të renditur të parët dhe njëri prej tyre, zyrtarizohet si antar i Bordit të Administrimit. Diferenca mes dy të parëve është e madhe, 224 vota dhe Ministria do ta ketë të vështirë të mos respektojë rezultatin e votimit.
Po ashtu, Fatmir Vadohej është zgjedhur antar i Senatit Akademik, duke marrë 25 vota si dhe Rajmonda Këçira që mori 22 vota pro.