Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Pas një pune të mirëorganizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal dhe finalizimi i operacionit të koduar “BROKEN HOUSE” ku u ndaluan shtetasit:
Esmir Demaj, 28 vjeç, banues fshati Rrashkullaj, Malësi e Madhe,
Ndalimi i shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi nga kryerja e veprimeve operative dhe hetimore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje me anë të thyerjes në banesa të ndryshme në Qarkun Shkodër, dhe konkretisht:
1-Më datë 26.06.2017, në lagjen “Kongresi i Përmetit’, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe.
2-Me datë 09.07.2017, në lagjen “Tre Herojnt”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç.
3-Me datë 18.08.2017, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. K. 60 vjeç.
4-Me datë 23.08.2017, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç.
5-Më datë 23.09.2017, në lagjen Shirokë, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç.
6-Me datë 22.08.2017, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç.
7-Me datë 24.09.2017, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj.
8-Më datë 01.06.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç.
9-Më datë 17.08.2017, në fshatin “Gruemirçesmë”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç
10-Më datë 19.08.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç.
11-Më datë 01.07.2015, në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur me thyerje banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.