Në Shkodër erdh nji nga ata tuttologet, “gjithëdijshmit” qe mendojnë se “u xen fjala” vend kudo. Pse me rrejt, nuk erdh nga dashnia por ma shumë nga mendjemadhësia dhe “pushteti”.
Tanë kreni, se po sillte risi në Shkodër, pohoi: “Si fillim do ju flas për EKUILIBRIN, si parametër psiko-antropologjik dhe social-kulturor!”
Auditori dëgjoi me duresë! Në fund dha edhe mundësi me pyet. U çu njani dhe pasi shikoi në sy të gjithë shkodranët aty, si me deshtë me marr pëlqimin e tyne, pyeti: “Kot me t’vetë a din me i dhanë biçikletës?
Kaq u desht…, e ra nji heshtje mortore aty!
Shtoi ai qi pyeti: “Shko mor zotni e mëso biçikletën njëherë e mrapa hajde e folu mbi ekuilibrin shkodranëve! /Nga Dom Vlash PALAJ, publikuar në Facebook/