Ish presidenti Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhattan pasi u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe komplot.
Kjo lidhet me rolin e tij të supozuar në pagesat e parave për dy gra në fund të fushatës së tij presidenciale 2016. Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga salla e gjyqit.
Ndërkohë mediat raportojnë se Donald Trump iu morën shenjat e gishtave në gjykatë dhe u paralajmërua për postimet e tij në mediat sociale. Pritet që ish presidenti te flase per mediat, pasi te kthehet në shtëpinë e tij në Florida.
Akuzat ndaj tij u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për ta blerë heshtjen e saj, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për një aferë të supozuar.
Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork.
Është vendosur që sot seanca e radhës për akuzat ndaj ish-presidentit të SHBA Donald Trump. Sipas CNN, data e ardhshme e dëgjimit personal për rastin e ish-presidentit Donald Trump është caktuar për 4 dhjetor në Nju Jork.