Ndërsa është njoftuar nga disa media se kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK, përmes një publikimi në Facebook, ka reaguar vetë qytetari i parë i Shkodrës.
Duke përdorur ironinë, Beci njofton se “nesër zgjidhem unë president i SHBA, meqë e tregova në Shkodër jam i pëlqyeshëm për të dy palët”, duke iu përgjigjur zërave për dorëheqje si kryebashkiak i Shkodrës.
“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem unë President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palet”, shkruan Beci në faqen e tij në Facebook.