Deputeti socialist Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqje pas videos të publikuar në media, ku shihej djali dhe vëllezërit e tij të cilët godisnin barbarisht dy kushërinjtë nga fisi Maja pas sherrit për guroren.
Përmes një reagimi zyrtar, deputeti Rraja shprehej se jep dorëheqje në mandatin e tij të dytë pasi ndihej i turpëruar dhe i keqardhur në lidhje me ngjarjen, ku citonte “Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegeve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike”.
Pas dorëzimit të mandatit nga deputeti Rraja, pritet që vendin e tij ta zërë Arkend Balla sipas radhës në listë si më i votuari.