Këtë të premte është zyrtarizuar kalimi i stafetës nga Elisa Spiropali tek Benet Beci si drejtues politik i PS- së për qarkun Shkodër. Në një takim të zhvilluar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, edhe formalisht është kryer prezantimi i kryebashkiakut Beci në këtë pozicion.
“E bindur se nën drejtimin e Benet Beci, superpuna e ekipit tonë në qarkun Shkodër, do të njohë vetëm rritje.
Dorëzoj stafetën në duart e një miku të mirë e të përkushtuar, duke e ditur që do të njohë vetëm sukses.
Rienergjizimi i Partisë Socialiste ishte një proces model, që afroi pranë familjes tonë politike akoma dhe më shumë anëtarë, të rinj e të reja, gra e burra, profesionistë, qytetarë të mirë, që besojnë në projektin madhor kombëtar “Shqipëria 2030”.
Një falënderim me zemër për secilin, për punën e shkëlqyer, mundin, pasionin, dhe gjithçka të arritur në supersfidën tonë.”, shkruan Spiropali në rrjetet e saj sociale.