Dorëzohet në Gjykatë pjesa e parë e dosjes voluminoze 339, e hapur në vitin 2016, ku janë përcaktuar 12 të pan.dehur nga Prokuroria. Shorti ka përcaktuar gjyqtarin Fran Prendi për seancën paraprake, e cila do të përcaktojë nëse kjo dosje do të kalojë për gjykim ose je.
Të pandehur në këtë dosje janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça. Në gjuhën mediatike, konsiderohet si “grupi i Shkodrës”.
Ndërkohë, në hetim vijon jetë nga Prokuroria dosja 339/1, e cila heton shit-blerjen e votave, aty ku akuzohet të ketë folur me anëtarin e grupit të drogës së Shijakt, edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.