Dosja e Habilajve është kthyer në temën e ditës dhe nuk ka kaluar pa prekur jo vetëm politikën dhe drejtësinë, por edhe fushën e muzikës. Është këngëtari i muzikës popullore, Ylli Baka, i cili përfshihet në bisedën mes të arrestuarve tashmë Maridian Sulajt dhe Mariglen Alimuçajt që janë zbuluar nga përgjimet ambientale.
Në dosjen italiane thuhet se:
“Flasin edhe për Ylli Bakën dhe thonë që është përdorues si gjithë të tjerët.”
Lidhur me këtë, Ylli Baka ka folur për newsbomb duke sqaruar lidhjen e tij në këtë mes, ai thotë:
“I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme.”
I pyetur se pse mund të gjendet emri i tij në bisedën e dy kriminelëve, Baka sqaron:
“E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo.”
[democracy id=”4″]