Gjykata e Tiranës zhvilloi sot seancën e parë për rigjykimin e Izet Haxhisë, ku nga mbrojtja u kërkua ndryshimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata në një moment të dytë, ndërsa seanca e sotme dështoi pasi Prokuroria kërkoi kohë të njihej me aktet e dosjes.