Më 13 dhjetor 1990 në Shkodër u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist.
Ndër të tjera, në këtë demonstratë u tentua të rrëzohej busti i diktatorit, i cili ndodhej në qendër të qytetit. Kjo ishte përpjekja e parë në Shqipëri për të hequr bustin e Enver Hoxhës nga piedestalet e qyteteve tona.
Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona. Parullat e hedhura në këtë demonstratë ishin: “Liri, demokraci”, e më pas me parullat “Enver Hitler”, “Poshtë Enver Hoxha”, “Poshtë dhuna”,”Rroftë Amerika”, “Poshtë Policia”, “Ushtria është me ne!, “Ky pushtet mori fund”, etj.
Më poshtë janë disa artikuj të shkëputur nga shtypi i kohës. Në to shihet qartë mënyra se si propaganda e kohës e trajtonte këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së qytetit tonë. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Muzeut “Vendi i Deshmisë dhe i Kujtesës”/