Shkruan në Facebook Kastriot Dervishi, studiues e hulumtues i arkivave:” Rrjeti sekret i Sigurimit të Shtetit dhe kategoria “armike” në fund të vitit 1988
Në tabelën e mëposhtme paraqiten sipas rretheve:
1-Rrjeti sekret (agjentët dhe informatorët). Të dhënës i mungojnë rezidentët dhe strehuesit.
2-Kategoria “armike”, të kategorizuar në përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, përpunim paraprak PP dhe kontingjente.
-Siç shihet në shkallë vendi ishin 1200 agjentë dhe 6708 informatorë, të cilët kishin një fiktivitet
Nga përpunimet dhe regjistrimet, në shkallë vendi ishin:
-2998 persona që ndiqeshin në 2A
-12790 persona në kontroll operativ 2B
-717 persona në përpunim paraprak (masë e përkohshme)
-64702 në listën e kontingjenteve.
Këto ishin vetëm me lista dhe jo me dosje. Kontingjente quheshin “njerëzish të deklasuar, me përbërje e qëndrim të keq politik, të infektuar me ideologji reaksionare”, përfundon shënimin e tij Dervishi.
Siç shihet nga lista, agjentura ishte e ndarë sipas 26 rretheve të asaj kohe. Bie në sy që Shkodra kishte numrin më të lartë të agjentëve e informatorëve, shenjë e qartë e shkallës së lartë të mbikqyrjes në një zonë që konsiderohej edhe në prag të 1990- ës si antikomuniste. Kështu, Shkodra në 1988 regjistron 132 agjentë ose rreth 11% të totalit, duke u kaluar vetëm nga Tirana. Tek informatorët, Shkodra rezulton e para me 683 ose mbi 10% të totalit të tyre në vivel kombëtar.