Ngjarja e rrallë në dokumentet e Partisë, ku tregohet se si organizoheshin të rinjtë për të sabotuar aksionet e punës vullnetare, lëndët ideologjike në shkollë, aktivitetet e partisë në qytet dhe si shpërndanin fletushka, ku thonin se “Shqipëria me 29 nëntor, nuk u çlirua, por u pushtua nga Bisha komuniste”… Tre dokumente të janarit 1948, zbulojnë një ngjarje të panjohur në Shkodër, por shumë domethënëse për rezistencën antikomuniste në këtë qytet, ku të angazhuarit ishin kryesisht të rinjtë e qytetit në Liceun e Shkodrës dhe në Normale dhe disa podagogë të tyre.
Dokumentet janë shkëmbyer mes Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Komitetit të Partisë në Shkodër. Nga kupola e regjimit, në Tiranë kërkohej informacion i hollësishëm, mbi një varg ngjarjesh shqetësuese për regjimin, ku protagonist ishin nxënësit e Liceut dhe Normales dhe disa pedagogë të tyre. Sipas këtyre dokumenteve, bëhej fjalë për grupe të rinjsh të organuzar, të cilët kishin aktivitet kundër regjimit.
Ata organizoheshin mes tyre, duke përhapur parulla e fletushka kundër regjimit të Hoxhës, duke sabotuar aksionet e punës prodhuese, duke sabotuar lëndët me karakter ideologjik në shkollë, deri edhe orën e gjuhës ruse, duke e refuzuar festën e 29 nëntorit si ditë çlirimi dhe duke e quajtur atë si “Dita e pushtimit nga bisha komuniste”, etj.
E gjithë veprimtaria e grupeve të të rinjve antikomunsitë në Shkodër, ishte vënë nën shënjestrën e regjimit, e pas kësaj ishin kryer një varg arrestimesh, sidomos mes pedagogëve të tyre dhe disa prej të rinjve. Mes pedagogëve përmenden emrat e: Filip Ndocajr, Injac Ndojës, Luigj Franos, Hidajet Cekës, Pashko Gjeçit e Zyhdi Sokolit, si edhe pedagogët e burgosur si: Abdyl Rusi, Mehmet Daija, Adem Bazhdari, Ruzhdi Çoba, Syrri Anamali, dhe poeti Qemal Draçini, që cilësohet në dokument “vdekë në burg”.
Siç vërehet në këto dokumente, këta të rinj e kishin tronditur regjimin komunist me aktivitetin e tyre dhe nga kupola e regjimit jepeshin urdhra për të dhënë llogari, se si ata ishin organizuar e kishin gjetur terren, për të penguar pushtetin në qytet. Dokumentet e zbardhura sipas origjinalit, vijnë për publikun, ekskluzivisht në kujto.al, Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit.
Enver Hoxha dhe Myslym Peza ne Kongresin e Beratit sapo komunistet moren kontrollin e qytetit
Dokumenti i parë
Nr. 5/76
6/I/48
Komitetit Qytetit
Shkoder
Mbrenda dy ditëve të na informoni mbi gjendjen e liceut. Na jemi t’informuar se aty puna nuk është mirë. Ju duhet të na dërgoni një relacjon të hollësishëm ku të na tregoni si qëndron puna, cila është forca t’onë këtu, ç’punë është bërë dhe ç’masa keni marrë juve për këtë gjendje të punës.
Njikohësisht të na tregoni se për ç’arësye juve nuk na keni njoftuar me kjohë për këtë çështje.
Manush Myftiu
Dokumenti i dytë
V.F.L.P.
PARTIJA KOMUNISTE SHQIPTARE
KOMITETIT QYTETIT SHKODËR
Nr. 18/I
Shkodër më 9/I/1948
KOMITETIT QENDROR P.K.SHQIPTARE
T I R A N Ë
Gjegje radiogramit t’uej Nr. Extra Dat. 5-I-48.
Mbasi as në rrelacionet e ma parshëme nuk jan vu në dukje ndryshimet dhe aktiviteti që ka zhvillue elementi kundërsshtarë në Lice e Normale, në vija të përgjithshëme po shënojmë edhe nga të vitit kaluem në mënyrë që të dalë e kjart gjendja dhe ndryshimet që jan ba;
Në bazë të informatave dhe të deponimeve të vet të burgosunve (Gjimnazistë) konkretishtë del del se në Lice dhe Normale, tue fillue që në klasën e katërt e deri në klasën e fundit, disa nga studentat dhe studentet e goditur nga reformat e ligjet e ndryshme të Pushtetit, të nxitun dhe të udhëzuem nga profesor kundërshtarë gjatë vitit 1946 e 947, kan mundur të bashkohen ndër rrethe të vogla kundërshtarësh dhe në forma t’organizuera kan zhvillue nji lloj aktiviteti tue sabotue në problemet e organizatës dhe në fushata të ndryshme e veçanrishtë në pun vullnetare etj.
Nga profesorët që kan veprue si ma sipër jan: Filip Ndocaj, Injac Ndoja, Luigj Franoja, Hidajet Ceka, Pashko Geci e Zyhdi Sakoli të gjithë gjithnji profesora ndërsa nga të burgosurit janë: Abdyl Rusi, Mehmet Daija, Adem Bazhdari, Ruzhdi Çoba, Syrri Anamali, të gjth të burgosur si dhe Qemal Draçini(vdekë në burgë).
Të gjithë të nalt përmendunit në bashkëpunim me njeni tjetërin, kan afrue pranë vehtes elementat e goditur dhe ata ma aktivët të cilët i kan ndihmue në ç’do drejtimë në mënyrë që të ngrejshin rrethe kundërshtare në ç’do klasë që të mundeshin të zhvillonin më lehtë aktivitetin e tyne kundërshtarë, dhe vetëm me ndihmën që këto u kanë dhanë kan mujt me i ngrijtë.
Këta për ngritjen e e organizimin dhe për edukimin e tyne rretheve kan ngarkue personat që po shënojmë ma poshtë: të cilët janë: Shyqyri Ahmet Agaj, Skënder Gera e Hamdi Omari (të përjashtuem), Habit Rusi, Xhevat Çuku e Remzi Çuku (të burgosun), Isa Koka, Telati Rrakli e Injac Doçi (marrë maturën) dhe Errnest Perdoda, Linda Boriçi, Marije Rranxi, Gjok Berisha, Ahmet Bushati, Gjystina Kapitani, Qazim Borshi, Sadije Draçini të cilët akoma vijojnë shkollën; Që të gjithë këto kanë lidhje të ngushta me profesorët kundërshtarë dhe jan caktue si përgjegjsa të këtyre rretheve për të cilën jan ngarkue nga të sipërmit (profesorët) në mënyrë që të kombinojnë sa ma tepër sabotimet e gjith-çka tjetër në lidhje me veprimtarin e tyne kundërshtare.
Siç u tha dhe më sipër deri në mojët e parë të vitit 947 në Lice e Normale janë kenë ngritë deri në tremdhjet rrethe kundërshtar ku merrshin pjes deri në (60) gjashtëdhet studenta e studente të dyshimt por prej këtyre afro (25) gjinden jasht shkollës mbasi disa janë në burg, disa janë përjashtu dhe disa të tjerë kan marrë maturën kështu që numri i elementit tamam kundërshtarë metet deri në (30) ose edhe në (40) vetë të cilët janë të inkuadrumë si antarë të rretheve të sipërme dhe që marrin pjes aktive në ç’do sabotimë që pregadisin përgjegjësit e këtyre rretheve etj.
Këto rrethe të udhëhequra nga personat e nalt përmendun dhe në baz t’udhëzimeve që u janë dhanë nga profesorët e përmendun ma naltë etj; jan përpjek të organizohen sa ma tepër tue provokue edhe mbledhje të organizueme në mënyrë që të zhvillonin aktivitetin sa ma të gjanë edhe të shtonin rradhët e tyne me elemente të pa kënaqun etj.
Para dhe mas arrestimeve të disa nga profesorët e nga studentat, kan provokue mledhje të ndryshme n’për shtëpijat e tyne ku vazhdimisht kan shtrue gjendjen e rreaksionit dhe detyrat që u delnin përpara për të dhënë kontributin e tyne për përmbysjen e këti Pushteti, njikohsishtë në të tilla mledhje kan marr vendime dhe angazhime që të sabotojn në ç’do fushat të organizatës të Rinis si dh në problemet e ndryshme të Pushtetit sidomos në punën vullnetare etj.
Këta në bazë të direktivave që merrshin nga ish Profeorët Qemal Dracini, Abdyl Rusi, Eqrem Rusi e tjerët që përmendëm edhe ma nalt, si programe të përditshëm të veprimtarisë tyne kan pasë: Të sabotonin sa më tepër tue mos lanë studentat që merrnin pjes në konferenca e metingjet e organizatave të Frontit etj. Të mos lejonin të rij studentë që të marrin pjes në punë vullnetare, të shkaktonin sa më tepër shrregullime në shkoll tue prishë edhe rregullin në klasë, të mos lejonin që të rijtë ti ven rëndësi çështjeve të ndryshme edukative sidomos atyre të nxierruna nga letratura Ruse, të sabotonin sa më tepër kur jepet mësim në land të ndryshme Ruse, të sabotonin tue ba pytje të kota gjatë diskusioneve në lidhje me recitimet e debatet që bajnë në klasat e nalta etj.
Për të gjithë këto janë udhëzue nga profesorët dhe nga përgjegjësat e rretheve në mledhjet dhe në formë takimesh personale u janë ngarkuar elementave të tjerë të këtyre rretheve.
Përveç sa u tha ma naltë, këta tue majtë vazhdimisht lidhje me njeni tjetërin, në përoputhje me të gjitha ngjarjet politike të vendit, si në lidhje me gjygjet etj, kan pregadit parrulla të ndryshme disfatiste dhe i kan shpërnda nëpër qendra të ndryshme: p.sh. në lidhje me gjygjin këta janë përpjekë të paraqesin si komedi tue u mundu të mbulonin faktet në lidhje me ekspozimin e formave të organikës së tyne dhe aktivitetin që ësht zhvillue nga këta etj.
Këta dhe në kohët e fundit kanë provokue nji seri mbledhjesh sidomos në shtëpin e Hamdi Omarit, Thabit Rusit, Xhevat Qukut, Hodo Sokolit dhe në tjera ku gjithnji kanë shtrue gjendjen dhe detyrat që i delnin përpara për të vazhdue havazin e tyne, të cilët tash së fundit d.m.th. në Festën e 29 Nëndorit dhe të vitit të rijë, mbas disa mledhjeve të bame në shtëpin e Xhevat Qukut vendosën të shkruejnë dhe të shpërndajnë fletushka me përmbajtje politike kundër Pushtetit tue e paraqitë këtë ndër ma terroristin dhe si nji Pushtet të huej (akupator)
Të këtilla fletushka kan shpërnda dhe në festën e Dhjet Korrikut si dhe në festat e tjera në mënyrë që të ngjallnin dyshime në Popull, për të cilën tash së fundi u kapën me to në dorë dhe dy prej tyne u arrestuen e jan në burgë.
Me nji fjalë elementi kundërshtarë në vendet e sipër-përmenduna ka mujtë me u bashku dhe së bashkut kan mujt të sabotojnë përsa u ka takue, por kjo nuk ka qenë e vazhdushme, masi në rastet që jan marrë masa arrestimesh e përjashtimesh për disa kohë kan jetue në nji farë pasiviteti – p.sh. gjat këtyre tre mujve të fundit nga frika se mund të arrestohen, aktiviteti i tyne ësht kenë vetëm hjedhja e ndonji parudhe në lidhje me gjygjin dhe në takime të ndryshme porossitë njeti njetërin që të ruhen shum oër disa ditë. Kjo në përgjithsi ndërsa nji pjes e veçanrishtë të sipërshënuemit, edhe gjat kësaj kohe janë vazhdue takimet dhe nën maskën e festave jan mbledhë nëpër shtëpijat e shokve të tyne si p.sh. në datën 24 Nandor kur disa u përmendën në gjygj si antarë rrethesh, Gjystina Kapidani dhe disa nga shoqet e saja jan mbledhë në shtëpin e Mici Dedës po antarë i rrethit të tyne, gjithashtu edhe ma vonë jan mbledhë nëpër shtëpijat e tyne gjoja për të studjue etj.
Masi edhe mas goditjeve të deri tashme, disa e sidomos të sipër shënuarit, por vazhdojnë kontaktet dhe mledhjet ku vazhdimishtë shtrohen çështje me karakter politikë, ky Komiteti për ta evitue nji aktivitet t’organizuem dhe për të shpartallue, këto rrethe, asht i mendimit që personat që u përmendën më naltë të cilët vazhdojn akoma shkollën, të demaskohen dhe të përjashtohen spakut katër prej këtyre ma aktivët dhe që janë të goditun ma randë se të gjithë të tjerët nga Pushteti, ata që duhet të përjashtohen janë: Errnest Pedoda, i cilli dhe tash së fundit ka marrë pjes në shkrumjen e parrudhave dhe marr përsipër pë të shtypë e shpërnda fletushka, Marije Rranxi e cilla asht këshillue disa herë nga ish Drejtorija Mrendëshme, dhe gjithnji vazhdon të lëshojë parudha dhe të inkurrajojë të tjerët që të mos e ndërpresin punën e tyne kundër Pushtetit etj. Gjok Berisha po si të sipërmit, dhe Gjystina Kapidani e cilla merrë pjes në ç’do mledhje që provokojnë, këta për të shtrue çështjet e tyne.
Këto jo vetëm që jan të goditur nga ligjet dhe reformat e Pushtetit, por njifen nga të gjithë nxansit dhe nga Populli si kundërshtarë të pa pajtushëm t’onët, deri sa parë ç’do situatë këta kan vazhdue havazin e tyne tur lëshue parrudha etj.
Përveç sa sipër, mendojmë që edhe disa të tjerve organizata e Rinisë duhet t’u tërhjeki kartat e antarsis në mënyrë që goditjet të jenë për të gjithë drejtuesët e rretheve si mbas elementit dhe disa të tjerë që janë viktimë të këshillohen nga Organizata e Rinisë ddhe Seksioni i Mbrendëshëm.
Për arsye se elementat e arestuar jan në proçedime e sipër akoma nuk kemi një ide të qartë se kush është koka drejtuese e këtyre grupeve dhe në se profesorët kanë lidhje me elementa të tjerë këtu në Shkodër a po në Tiranë prej nga të marrin vijën; e nga kjo nuk kemi mundur tu japim deri tash një relacionë të saktë.
Këtu ngjitur ju dërgojmë dhe përmbajtjen e fletushkave që kanë hedhur.
P.KOMITETIN E PARTISË
(Abaz Laze)
(firma)
Ç’forca kemi ne në Lice?
Cila ësht puna t’onë këtu?
Ç’masa ka marrë Komteti i partisë për forcimin e punës s’onë këtu?
Dokumenti 3
1.K. RR. Sh.
Dita 28 Ndanduer dita e Flamurit nuk festohet. Kurse dita e 29 Ndandorit dita e okupimit të Shqipnis prej Bishës Komuniste, festohet. Mos e humbë shpresën Popull se pas mvuejtjeve vjen Liria..
Nxjerrë nga origjinali mbassi kishim vetëm një copë dhe duhet në Seksion Mbrënd. /Marrë nga Tema/