Para më shumë se 35 vjetësh vjen në Shqipëri një korrespodent i gazetës më të madhe italiane dhe pas vizitën në Tiranë, shkoi edhe në Shkodër.
Ai u end në të gjitha lagjet dhe rrugicat e qytetit verior dhe shprehja më e dendur e banorëve ishte “A more”.
Rikthet sërish në Tiranë dhe thotë se dashnorët më të mëdhenj, më shumë se ata të Venedikut, janë shkodranët që edhe në orët e pasmesnatës thoshnin ‘a more”.
Nuk e kanë pasur për dashurinë, i thotë përkthyesi, por nëse arritën të merrnin shishen e qumështit.
Keqkuptimi ishte se ofshama e shkodranëve të asaj kohe “a more” ngatërrohej me shprehjen italiane të dashurisë ‘amore”.
Kuptohet në atë kohë nuk gjallonin pellazgollogët, konspiracionistët, fallxhorët, mjekët popullorë dhe autodidaktët.