Në vitin 1966 përfundon pallati i famshëm 200 për Degën e Punëve të Brendshme Shkodër tek rruga e Gjykatës dhe për nevojat e strehimit e kalojnë shtëpi banimi. Shtëpi banimi nuk ishte por për nevojat e banimit duhej të bëhej për strehuar banorët.
Në një korridor të banonin tre ose katër familje me dy banjo shërbimi, nuk ishte shtëpi për të banuar, sikurse dhe sot është po e njëjta gjendje, pothuajse si një internim qytetar pa të drejtë internimi.
Në krahun e majtë, në shtesat e saj ishte burgu i të huajvet ose më saktë, dhoma e izolimit të jugosllavëve për kalime të paligjshme të kufirit, në krahun tjetër të shtesës djathtas ,banonin familje të tjera, ndër këta dhe familje policësh.
Hyrja kryesore ishte më e madhja dhe banonin më shumë familje. Në këtë hyrje dhe në të gjithë pallatin ku aty banonim shkonim shumë mirë. Në hyrjen kryesore, aty dolën shumë talenta artista që sot respektohen shumë nga qytetarët Shkodranë.
Po u’a ilustroj me një kolazh bejtash enkas për këtë pallat por që do e quaja dhe Pallati i Kulturës. Për kënaqësinë tuaj.
Në kat t’par fillon pahja…!
E tashti po i sillem Sofrës…!
Humoristi Agim Tahja…!
Drita Tahja prezantuesja Estradës t’Shkodrës…!
Tash po ngjitem n’katin e dyt…!
E njiktu ndizet prushi…!
Shumë artista k’tu ka qit…!
Tefen, Toninin e Paulin (Paul) Palushin…!
Shtjefen (Tefa) Palushi – Karikaturist dhe Pantonimist.
Tonin Palushi – Mjeshtër i Artit të punimeve t’ bakrit.
Paulin Palushi – Fotograf dhe Karikaturist.
Po vazhdoj tash nga lista…!
E njiktu ndizet saçi…!
K’tu kan dal shumë artista…!
Zef, Marie e Gjosho Qyrsaqi…!
Prap s’mbaron njikjo list…!
Për kët familje ka duzin…!
Nikolini Kampion peshngrit’s…!
Elisabeta mjeshtre n’violin…!
Zef Qyrsaqi – Skenograf në RTSH.
Marie Qyrsaqi – Aktore ,Dramaturge.
Gjosho Qyrsaqi – Kitarist dhe Bejtaxhi.
Nikolin Qyrsaqi Kampion Peshngritës.
Elizabeta Qyrsaqi Mjeshtre Violiniste.
Kati tret fillon kënaqsia…!
E njiktu jena pak leht…!
Vaid Çoku e Kujtim Alia…!
Bejtaxhi edhe unë vet…!
Po i marr tashti unë mar…!
Edhe turrin s’po e ndali…!
Humorist dhe valltar…!
I madh ishte Saxhit Alibali…! (Ndjes past)
Vaid Çoku – Fizarmonik, Dirigjent Muziket.
Kujtim Alia – Violinë, Dirigjent Muziket.
N’katin e katërt vihet petza…!
Gjithë k’to emna kam përmend…!
I veçanti Lek Qytetza…!
Violinist dhe Dirigjent…! /Nga Isuf ÇOKU, publikuar në Facebook/