Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Ndërkohë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 18 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në fshatin Postribë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një shkop hekuri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Q., 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi në kundërshtim me ligjin, ka gërryer një sipërfaqe toke, në fshatin Tamarë.