Në mesin e janarit të këtij viti, erdhi në krye të Hipotekës së Shkodrës drejtori i rradhës, Zamir Leka. Ai erdhi në këtë detyrë pas një konkursi të zhvilluar për drejtimin e ZRPP-ve në të gjithë Shqipërinë. Në daljen e tij të parë publike Leka e tha qartë se “çdo i paaftë duhet të qëndrojë larg këtij institucioni.”.
Kjo hyrje e deyruar për të hequr çdo aludim të mundshëm për korruptim të drejtuesit të ri të Hipotekës Shkodër apo edhe të stafit të tij, edhe pse nuk mund të quhet edhe aq i ri kur po i afrohet semestrit në këtë detyrë.
ShkodraWeb ka biseduar sot me dy bisnesmenë të njohur të Shkodrës, të cilët kanë thënë se në Hipotekë vazhdon i njëjti avaz, askush nuk të kryen punë. Në të dy rastet, bëhet fjalë për procedura rutinë, rifreskim tapisë apo i dëshmisë së pronës. Në rastin e parë, bëhet fjalë për bllokimin e një investimi privat në qendrën historike të Shkodrës, objekt që sot shëmton qytetin. Në rastin e dytë bëhet fjalë për procesin e legalizimit, ku edhe Hipoteka ka pjesën e vet lidhur me dokumentacionin.
Bisnesmeni i parë ka mëse 3 vite që ka depozituar kërkesën e vet, ndërsa tjetri më shumë, 3 vite e gjysmë. Në këtë hark kohor, thuajse 6 muaj janë nën drejtimin e drejtorit të ri Leka të Hipotekës. Kur i kërkëjmë që të identifikohen, me shpresën se mund të ndihmojë në zgjidhjen e çeshtjeve të tyre, ata nuk pranojnë. Kanë frikë se shënohen “me të kuqe” dhe pas 3 viteve, mund tu duhet të presin edhe po kaq, mbase edhe më shumë. Pa e qartësuar mirë, njëri nga bisnesmenët përmend edhe 5 mijë euro të kërkuara, por nuk sqaron as periudhën se kur. Nga ana tjetër, nuk ngurrojnë të tregojnë, se edhe me drejtorin aktual Leka, ka zyrtarë të PS dhe ish- kryekomunarë socialistë që kryejnë punë fët-e-fët në Hipotekë, madje duke u futur pa pritur asnjë sekondë në zyrë.
Për t’iu kther rreshtave të fillimit, nuk duam të besojmë se vijon kalbëzimi përmes korrupsionit të pranuar edhe nga vetë kryeministri Rama, të paktën këto 5-6 muajt e fundit. Mbase është paaftësi, edhe pse kur ia përmendim dy bisnesmenëve, ata qeshin me të madhe. /shkodraweb.com/