Drejtori i operatorit te shperndarjes se energjise elektrike Ervin Sadiku eshte ende ne detyre. Gjate nje komunikimi, Sadiku sqaron se vijon te mbaje kete post si i komanduar, ndersa per vendimin perfundimtar nese do te jete ne krye te OSHEE rajoni verior apo jo do te mesohet ne muajin Nentor.
Me daten 6 Nentor Sadiku dhe konkurentet e tjere qe pretendojne te jene ne krye te operatorit te shperndarjes se energjise elektrike do te zhvillojne konkurs. Ne kete date do te dorezohet prane OSHEE- Tirane, ndersa me pas vendoset se kur do te jete data e konkurimit. Nje dite me pare Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, ka deklaruar të hapur garën për kreun e 11 drejtorive rajonale në vend.
Duke folur për mediat, Çela u shpreh se sfida e kompanisë është shndërrimi i saj në një korporatë të vërtetëku pjese e saj ishin konkurset ne 11 rajonet. Po ashtu Drejtori Ervin Sadiku sqaroj se punonjesit po ashtu duhet te behen pjese e aplikimeve online.Pas plotesimit te kritereve ne aplikimet online, edhe punonjesit duhet ti nenshtrohen testimit. Deri ne perfundimin e ketyre proçedurave, operatori i shperndarjes senergjise elektrike rajoni Shkoder ka titullarin e saj, e po ashtu edhe drejtoria e njesise shkoder ku vijon te administrohet nga Elvis Çelmeta. /rozafa.tv/