Per detyrimet qe Klubi i Futbollit Vllaznia ka ndaj tatim-taksave, te mbartura keto nga viti ne vit, mund te gjenden nje zgjidhje e pranueshme per palet. Drejtori Rajonal i Tatimeve Shkoder, Hysen Hysaj, tha se llogarite e klubit jane bllokuar per detyrimet e papaguara, por nga kontaktet e zhvilluara me drejtuesit e bashkise, besohet se eshte e mundur qe te arrihet nje marrëveshje e re per zhbllokimin e gjendjes.
Nisur nga reputacioni i Vllaznise dhe veshtiresite qe ky ekip ka pasur nder vite, Hysaj tha se po bejme maksimumin qe te krijojme te gjitha mundesite e mundshme konform ligjit, per te mos u penguar per asnjë moment veprimtaria e këtij ekipi./Tv1Channel/