Drejtorja e teatrit “Migjeni” ne Shkoder, aktorja e mirenjohur Rita Gjeka, ka dhene alarmin per mungesen e energjise elektrike ne Velipoje. Permes nje statusi ne Facebook, aktorja e nderuar edhe me titullin “Mjeshter i madh” nga presidenti i Republikes, shprehet shkurt: “Velipoja pa drita tash nji ore…spo ndihet kush”, duke lene te nenkuptohet se nuk po punon kush per riparimin e defektit. Shpresojme qe dikush ta lexoje kete lajm ne ShkodraWeb dhe te riktheje dritat ne Velipoje, ku keto dite te nxehta jane me mijera pushuesit nga te gjitha trevat shqipfolese. /ShkodraWeb/