Hyrja ne Kalane Rozafa te Shkodres, do te behet permes biletave elektronike. Vete Drejtoria Rajonale e Kultuires Kombetare, e ka njoftuar kete hap ne faqen zyrtare ne Facebook, duke e ilustruar edhe me foto. “Nisi sot zbatimi i fazës së fundit të vendosjes së sistemit të biletarisë elektronike në Kalanë e Shkodrës falë projektit të Ministrisë së Kulturës dhe AADF.Rritja e numrit të vizitorëve kërkon rritje në cilësinë e shërbimit ndaj tyre.”. Ne te njejtin njoftim evidentohet shtimi me mbi 5 mije vizitore i fluksit ne Kalane Rozafa, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. “Numri i vizitorëve për periudhën Janar-Shtator 2017 është 39.718 kundrejt 34.398 që kishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.”, thuhet ne njoftimin e DRKK Shkoder. /ShkodraWeb/