Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kánàbis.
Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe àrrestimi në flágràncë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët nàrkótikë.
Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.