Shkruan në Facebook ish- zëvendësministri i Kulturës Zef Çni, arkitent i njohur: Kulla e Abat Doçit një monument kulture i kategorisë së parë që duhet mbrojtur me çdo kusht. Në vitin 2014 me propzim të DRTK Shkodër që drejtohej nga z. Besi Bekteshi, u vendos në mbrojtje Kulla e Abat Doçit në Rubik.
Por sot pas 10 vitesh ajo po rrënohet pa u bërë asnjë mirëmbajtje. DRTK Shkodër as nuk do t’ ja dijë për këto monumente që i ka në juridiksionin e vet. Dje unë shkova dhe e pashë ne vend gjendjen që me dimrin që vjen, ky objekt rrezikon të shembet fare. Po një gjendje të tillë janë mjaft kulla në Mirditë, Mat, Lezhë, Pukë, Kukës e Tropojë.