Nga Mark DEDA, emigrant në SHBA
Dua të votoj… Si the?! Jam emigrant dhe s’ kam të drejtë vote?!
Po unë nuk kërkova asgjë nga ju, çdo gjë e kam lënë mbrapa, bile as ujin nuk e konsumoj, as dritat dhe as ajrin por këtu në emigrim, sa herë lodhem, mërzitem, dashnia për vendin tonë më qetëson.
S’ më besoni?! Pyesni milliona emigrantë nga familjet tuaja, të njëjtën gjë do thonë.
Po mua më premtoi Pandeli Majko, ministri i Emigracionit kur ishte këtu në Michigan! E kuptoj, ai ka mbetur tek dentisti sepse ka dhëmballën për mbushje.
Po me premtoi Lulzim Basha disa herë, biles u betua dhe në Kishën e Laçit. Dhe këtë e kuptoj, ai s’ është i krishterë, duhej të betohej tek Mali i Tomorrit.
Po me premtoi dhe Edi Rama, kur unë dërgova një dollar kur ra termeti. Por nga Edi s’ kam pritur kurrë. Sepse ai të vetmin premtim që mbajti këto 8 vite për popullin ishin tepsia (bosh) dhe dajrja. Bini bini dajres, pa valltar.
Po pse emigrantët kosovar votuan?! Ç’ kemi ne të Shqipërisë?! Apo jemi pjatalarës dhe zdromsa. Unë jam pak rebel dhe në jetën e përditshme kur nervozohem, shaj ose kur kam përballë ato që më acarojnë, i shaj nga robt, nga motrat, nga familja, nga të gjithë por këtu jo, sepse duhet ruajtur etika, pastaj me thonj, me gurë, me shkopinj, ja thej ndërtesat, makinat, ja djegu krevatat e bukura dhe flamujt e partive gënjeshtare.
Nejse! Nejse!
Po një votë dua, një herë në katër vite, kaq kërkoj. Dikush më thotë, hajde jeto në Shqipëri po e deshte Shqipërinë. Po unë aty isha, linda u rrita, pastaj e dini ju si ndodhi.
Nga unë që emrin e kam “1 milion emigratë”, asnjë të keqe s’ keni pasur. Unë kam ndihmuar, kam dërguar këpucë, çadra, tesha për familjen, kaq kisha mundësi.
Po më lejoni të votoj o të degjeneruar, o të pa shpirt, o njerëz pa karakter dhe dinjitet, na lejoni. Ju që nuk keni dashni për vendin tuaj dhe silleni sikur të ishit profetët e Izraelit, ju që perdorni parfume “Versace” por bëthen se lani, ju që ngisni makina luksoze por thonjt nuk i prisni.
Po na lini të votojmë, sepse Shqipëria ka nevojë për dashuri, ka nevojë për sa më shumë vota. O Pandeli, o Luli, o Edi, asgjë s’ do gëzoni, në ditet më të bukura që të mendoni se jeni, do humbisni dhe pushtetet, sepse veç kjo ju ka mbetur.
Dua të votoj! /Marrë nga publikimi në Facebook, redaktuar nga ShkodraWeb Media/