36-vjeçari Antonio Leka i cili arrestua pasditen e së hënës me sasi të madhe armatimi do të qëndroj në burg.Ai u njoh këtë të enjte me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës dhe në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se avokati i 26-vjeçarit Eduart Karaçi ka kërkuar një masë më të bute dhe ekspertim mjeko-ligjor të klientit të tij me pretendimin se në momentin e veprimeve të tij ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.
Pasi dëgjoi palet gjykata pranoi kërkesen e prokurorit Françesk Ganaj dhe e cilësoi të ligjshem arrestimin e 36-vjeçarit Antonio Leka, duke vendosur ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.
Antonio Leka u arrestua pasditen e së hënës nga policia e Lezhës, pas sinjalizimit që kishin dhënë familjaret se ai po lëvizte me sasi të madhe armatimi në makinë dhe mund të kryente ndonjë krim të rëndë.36-vjeçari u prangos pranë një servisi në Ishull-Shëngjin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.
Në momentin e ndalimit ai nuk bëri rezistence, ndërsa deklaroi se ishte nisur për të vrarë disa politikan në Lezhë duke e lidhur gjithçka në emer të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.