Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Në një tryezë për rrahje mendimesh me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave mjedisore, studiues e pedagogë, ambjentalistë e inxhinierë të pyjeve.
Faleminderit secilit prej tyre për angazhimin në këtë takim të parë, ku folëm për problemet dhe menaxhimin e mbetjeve, ujrave të zeza, e pyjeve dhe mundësive që shkolla pyjore mund të ofrojë për modelet e sukseshme nga bashki të tjera, qoftë edhe fqinje si Lezha, për menaxhimin e mbetjeve, apo Malësia e Madhe për pyjet, që mund të realizohen edhe nga bashkia jonë.
Na duhen instrumente që të ndërtojmë sistemin që zgjidh problemet. “Bashkia në punë” do të thotë që ajo të bëjë maksimumin për të zgjidhur problemet, për të cilat është përgjegjëse vetë.
Për problemet që nuk janë në kompetencën e plotë të bashkisë, është e domosdoshme që Bashkia të ndjejë përgjegjësinë për problemet në territorin e vet e të ngrejë kapacitetet që të diskutojë e të gjejë zgjidhje proaktive me institucionet përgjegjëse.