Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Egnatias.
Brdaric debutoi me fitore dhe për këtë u shfaq shumë i lumtur. Ai nuk i kurseu vlerësimet për paraardhësin e tij, Qatip Osmani.
“Më duhet të them faleminderit klubit, bordit, fansave dhe skuadrës për mbështetjen e madhe. Falënderoj edhe trajnerin e mëparshëm që ka bërë një punë shumë të mirë. Kjo është jeta në futboll, ndonjëherë të vret ndonjëherë të gëzon.
Sot donim të shkruajmë një histori të mirë. Duam të prekim ‘Final Four’ që është një objektiv. Ishte e domosdoshme të fitonim sot, nuk ka rëndësi se si. Jam i lumtur për përkushtimin dhe punën që bënë lojtarët.
Nuk ka rëndësi me sa lojtarë luajti Egnatia sot. Kjo është një detyrë për javët në fillim, për të luajtur 90 minuta për gjithçka. E nisëm mirë dhe më pas ata dolën me të kuq, ishte avantazhi ynë, por jo faji ynë, gabuan ata. Gabimi më i vogël është në disavantazh dhe mundesh të humbasësh ndeshjen.
Fitoren ua dedikoj të gjithëve. Në momentin që Osmani la ekipin, bëri një punë shumë të mirë. Një burrë shumë i qetë me shumë njohuri. Jam falënderues që bëri një punë shumë të mirë. Edhe unë ndihem pak a shumë si ai pasi edhe unë 2 vite më parë isha në pozita të ngjashme. Mësojmë nga eksperienca për të mos mbetur peng për asgjë në futboll.
Është herët për të folur. Duhet të shijojmë fitoren sepse ishte e vështirë. Prej nesër mund ta gjej përgjigjen.”, tha tekniku kuqeblu.